Politika editoriale

Humans of the Balkan’s është një nismë që dëshirojmë të ndihmojë në nxitjen e vullnetit të mirë dhe miqësisë në rajon. Siç është rasti me çdo nismë Humans of …, ne duam që larmitë të marrin fytyrë njerëzore dhe t’i bëjmë ato të rezonojnë nëpërmjet përvojave vetjake, në formën e tregimeve.
Besojmë se në këtë mënyrë të gjithë mund të bashkohemi në promovimin e mirëkuptimit dhe miqësisë.

Kur shkruani një ndodhi ballkanike

Ju kërkojmë të merrni parasysh një sërë rregulash që kemi vendosur dhe që dëshirojmë t’u përmbahemi  ndërkohë që kontribuoni në përmbajtjen e platformës HoB.  

  • Historitë tona nuk mund të fyejnë kurrësesi dinjitetin njerëzor!
    Ne nuk duam të etiketojmë askënd për asnjë arsye dhe nuk duam të përdorim gjuhë fyese apo fjalë të pista.   
  • Çdo sulm personal, fyerje apo kërcënim, është rreptësisht i ndaluar.
  • Përdorimi i tregimeve me synim promovimin e prodhimeve apo shërbimeve tregtare, është i papranueshëm.
  • Kujdesuni për privatësinë tuaj gjatë gjithë kohës duke shmangur shpërndarjen e informacioneve të personave të tjerë pa pëlqimin e tyre.
  • Ju lutemi, mos përdorni përmbajtje (shkrime apo imazhe) pa lejen e autorit.

Që këto rregula të ndiqen me përpikmëri, ekipi ynë lexon posaçërisht çdo tregim/ndodhi para se të lejohet publikimi. Sapo të keni depozituar tregimin tuaj, do mund ta shihni atë në profilin e autorëve dhe në hartën ndërvepruese të Ballkanit.

Tema për tregimet e Humans of the Balkans

Ato mund të jenë të ndryshme! Ne nuk i frikësohemi temave “të vështira”. Kjo është arsyeja pse kurrë nuk do të shmangim botimin e një tregimi për shkak se:

  • Shfaq pasojat e çdo shkeljeje të lirive dhe të drejtave të njeriut.
  • Dokumenton pasojat e dhunës apo gjuhës së urrejtjes.
  • Shpreh qëndrim kritik apo njerëzor për çështjet aktuale rajonale.
  • Promovon një perspektivë të ndryshme në lidhje me çështjet kulturore, sociale, fetare, ekonomike ose politike. 

Ekipi ynë i redaktorëve ka sjellë disa propozime për tema dhe pyetje dhe ka bërë një udhëzim të shkurtër për autorët se si të bëjnë një tregim të tipit HoB.
Koha për ju që të jeni krijues (dhe përgjegjshëm).
Ne do të kujdesemi për mbrojtjen e platformës dhe kulturës së dialogut në të.

Kur komentoni tregimet e HoB

Si për autorët edhe ketu, aplikohen të njëjtat rregulla! Ne duam një dialog konstruktiv si ai që presim nga miqtë në një pijetore ose midis kolegëve në punë. Për këtë qëllim:

  • Mundohuni të jeni të qartë, të saktë dhe konçiz – mos u bëni përsëritës.
  • Mund të sulmoni idenë por jo personin!
  • Jini të ndershëm dhe vullnetmirë gjatë formulimit të argumenteve tuaj.
  • Përqeshja online dhe provokime të tjera janë rreptësisht të ndaluara! Çdo koment që përmban gjuhë urrejtjeje, sulme personale që vërehen se ndezin tensionet, nuk do të miratohen.
  • Përmbajuni temës. Nëse e shihni të nevojshme, me të gjitha mënyrat, vizitoni profilin e autorit dhe përpiquni të lidheni duke përdorur kontaktet e lëna nga vetë autori.

Duam që ju të dini se jemi këtu, të gatshëm të dëgjojmë çdo sugjerim, propozim ose ndonjë problem që mund të hasni. Kini parasysh se ne do të kujdesemi për çdo ankesë sa më parë që të jetë e mundur dhe se do të përdorim të gjitha opsionet që WordPress dhe kjo platformë i lejon për të luftuar sjelljen e padëshiruar dhe dhunën në internet. Kjo mundet, në raste ekstreme, të përfshijë dhënien e të dhënave vetjake apo edhe adresën personale IP tek autoritetet përgjegjëse.