Rreth nesh

Humans of the Balkans u frymëzua nga projekti “Humans of New York” i cili vë në pah larmitë kulturore të qytetit të famshëm amerikan. Ballkani është shumë i ngjashëm dhe plot larmi! Ka njerëz me besime të ndryshme, prejardhje ekonomiko-shoqërore dhe natyrisht interesa të ndryshme. Me aq shumëllojshmëri, është thjesht befasuese sa të njëjtë jemi gjithashtu!

Ne duam të vëmë në pah larminë tonë, të krenohemi për këta që jemi por gjithashtu të respektojmë të tjerët duke marrë parasysh lidhjen e hershme që kemi mes nesh.

Thelbi është i thjeshtë:  ne po ndërtojmë një hapësirë të përbashkët online për të ashtuquajturit “njerëz të vegjël” dhe për historitë e tyre. Në fund të fundit, a nuk është më njerëzor se çdo përgjithësim i mediave që kemi pare e dëgjuar? Kjo webfaqe duhet të jetë një vend që mbledh dhe tregon histori nga i gjithë Ballkani. Një nga qëllimet tona është të gjejmë mbështetje të mjaftueshme te vendasit, që t’i bejmë tregimet shumëgjuhëshe dhe të arritshme në të gjitha gjuhët amtare të Ballkanit. Shpresojmë se HOB do të rritet gjithashtu për t’u bërë një vend për dialog të pjekur dhe demokratik, për të gjitha çështjet e ndryshme që mund të ngrihen nga tregimet.

Krejt skuadra e Humans of the Balkans ofron mikpritje të ngrohtë, miqësore dhe tipike ballkanike për çdo vizitor, lexues dhe shkrimtar, historitë e të cilit rrezatojnë më mirë në fjalën Ballkan.