Dragana Rodiq – Nish

HOB Serbian office Serbia 28/04/2018

Në moshën 18 vjeçare, më saktësisht në vitin 1999, kam mbijetuar, mund të them lirshëm, një përvojë tragjike. Në një aksident trafiku kam lënduar shpinën, pastaj më dërguan në Beograd për operacion, por fatkeqësisht përfundova në karrige me rrota.

Është e vërtetë që ishte keq dhe tragjike, por entuziazmi dhe dashuria për jetë më mbajten vazhdimisht dhe tani jam këtu. Pavarësisht nga situata ime, kam ngarë kuaj, deve, u hodha me parashutë, madje theva rekordin si personi i parë me aftësi të kufizuara që u hodh me parashutë nga kjo lartësi. Ky është fillimi i historisë sime dhe shoqatës humanitare që e kam themeluar rreth 15 vite më parë.

Isha në Pekin si personi i parë që i ekzekutohej transplantimi i qelizave staminale. Atje takova një grup nga BBC-ja, të cilët bënë një film të shkurtër dokumentar në lidhje me këtë, dhe pastaj kur u ktheva në Serbi, më kanë kontaktuar dhe media të ndryshme serbe dhe folën me mua rreth kësaj, dhe si është të gjesh mjaft forcë dhe vullnet për të pranuar jetën që e kam unë. Me mbështetjen e njerëzve nga Serbia dhe diaspora, jo shumë kohë pas kësaj themelova shoqatën humanitare të personave me aftësi të kufizuara “Dragana Rodiq”. Si një organizatë joqeveritare, kishim aktivitete të ndryshme humanitare: kemi ndarë mbi 200,000 euro për individë dhe institucione, kemi sjellë Dr Kristofer Row-un në Nish, i cili ka patentuar diferencimin e qelizave staminale. Ne filluam një aksion unik të quajtur “Hiqni pengesat”, i cili fitoi çmimin e veprimit që kishte fituar vëmendjen më të madhe të medias.

Përveç gjithë kësaj, unë gjithashtu shkrova librin “Rrjeti i rrethanave”, dhe pjesa tjetër pritet shumë shpejt. Kam në plan dhe një album muzikor me rastin e veprimit “Hiqni pengesat”, dua të marrë doktoratën në fushën time dhe të rris fëmijën tim si një njeri.