Dushan Vukiq – Erdevik

HOB Serbian office Serbia 28/04/2018

Unë jam Dushan Vukiq, jam i lindur në Erdevik në vitin 1960 si fëmija i dymbëdhjetë në familje. Familja ime erdhi në Erdevik në vitin 1958 nga fshati Biovica në Kroaci. U rrita në një mjedis multietnik. Përveç serbëve, në fshat jetojnë edhe sllovakë, kroatë, bunjevic, hungarezë, rusë, gjermanë, çekë dhe në dy shtëpi jetojnë edhe polakë. Jam i martuar me një serbe nga Sremi. Para privatizimit, kam punuar në PP Erdevik, dhe aktualisht jam i papunë. Erdeviku është një fshat që po vdes në aspektin ekonomik dhe etnik. Dikush do të duhej ta rishikonte potencialin e tij të jashtëzakonshëm, si fshatrat në shpatet e Frushka Gorës, ku ekzistojnë kushtet më të favorshme për rritjen e rrushit. Sot, për fat të keq, çdo e treta shtëpi në Erdevik është bosh. Sipas regjistrimit ka 2.700 njerëz, dhe në realitet ka afër 2.000.

Në Ilok, rreth 9 km nga Erdeviku, kishte luftë, ndërsa këtu nuk ndodhi asgjë. Edhe pse është mjedisi multietnik, gjithmonë kishte paqe dhe qetësi. Madje edhe nga qendra e fshatit, i shihnim avionët që fluturonin dhe godisnin urën “25. Maj”. Kurrë nuk ndihesha si kroat në Serbi, sepse jam serb. Familja ime nuk erdhi përmes ‘’Ollujës’’, erdhën për arsye ekonomike. Edhe në kohën e luftës askush nuk ikte nga Erdeviku, vetëm disa familje, por jo për arsye kombëtare, por ekskluzivisht për arsye ekonomike. Sot, fatkeqësisht, 50% e të rinjëve shkojnë në Sllovaki për të punuar për shkak të krizës. Ekonomia filloi të ulet gjatë viteve nëntëdhjetë dhe kulmoi me luftën. Unë edhe sot shkoj në Kroaci dhe s’kam asnjë problem me ta. Atje jetojnë njerëz që kanë probleme identike si ne në Serbi.