Ebi Spahiu – Tiranë

HOB Serbian office Albania 15/03/2018

Që nga mosha 15 kam jetuar në Kinë, kështu që një pjesë e identitetit tim shqiptar tashmë ishte rrënjosur. Në të njëjtën kohë, Ballkani ka qenë në luftë, kemi pasur luftë në Kosovë, Bosnje dhe në pjesë të tjera të Ballkanit dhe tensionet ishin të larta.
Personin e parë nga Serbia e kam takuar në Kinë, dhe kjo më ka lëvizur me kokë poshtë. Që të takosh një person nga Ballkani kaq larg dhe të kesh kaq shumë gjëra të përbashkëta me dikë nga Serbia, kjo më dukej e pamundur, sepse ishim në luftë. Atëherë fillova të shikoja njerëzit si njerëz. Kjo më ka dhënë një perspektivë krejtësisht të re nga e cila mund të vëzhgoj botën. Pas Kinës kam jetuar 8 vjet në Nju Jork, pastaj 2 vjet në Bishkek në Kirgistan, dhe pastaj kam vendosur të kthehem dhe të shoh nëse ka ndonjë vend për mua në Tiranë. Kur u ktheva, fillova të punoj në organizatat e shoqërisë civile. Më ka bërë përshtypje se si këta njerëz dinë si të bashkëpunojnë, sa stimulues është ky mjedis dhe sa kanë qenë të ekspozuar ndaj kulturave të tjera.
Kam udhëtuar në Beograd, Sarajevë, vende të tjera shumë herë dhe kurrë s’kam ndjerë tension. Kam ardhur këtu vetëm për tre muaj, dhe që atëherë kaluan tre vjet e gjysmë dhe nuk kam ndërmend të largohem. Pashë politikanë të cilët janë duke u përpjekur për të rindezur agresionin e vjetër dhe ndjenjat e këqija, e pashë tërë historinë me Beogradin dhe trenin për në Kosovë, por mund të shihni se njerëzit nuk bien në këtë.