Edmond Prifti – Tiranë

HOB Serbian office Albania 15/03/2018

Fetë, gjërat shpirtërore, multimedia, videot e shkurtra, fotografitë, udhëtimet… Kam kaq shumë pasione. Puna me njerëzit është njëra prej tyre. Unë jam gazetar dhe kam qenë i përfshirë në multimedia për dhjetë vjet tashmë. Unë besoj se tregimet janë kudo.

Duke e mbajtur këtë në mendje, udhëtimet më ndihmuan të gjej dhe të takoj njerëz të ndryshëm, të pazakonshëm dhe t’i njoh perspektivat dhe pikëpamjet e tyre. Fatkeqësisht, tani kam më pak kohë për të udhëtuar për shkak të punës sime. Kam bashkëpunuar me Radio Televizionin e Zvicrës. Unë gjithashtu kam përvojë në punë me organizata të ndryshme ballkanike dhe shefi im i parë ishte nga Serbia. Kam pasur mundësinë të shkoj në Ukrainë me njerëz të tjerë nga Ballkani dhe ishte një përvojë e mrekullueshme për mua. Të gjithë ne nga Ballkani përbëjmë një familje të madhe. Isha me fat që takova një vajzë mahnitëse serbe që më mësoi shumë fjalë. Ajo po studion në Universitetin e Beogradit dhe doja të bëja një intervistë me të, por ajo ishte pak e strukur. Plani im për të ardhmen është që të vazhdoj të punoj si drejtor multimedial. Gjithashtu do të doja të bashkëpunoja me “Humans of the Balkans”!

Për të përfunduar, puna me njerëzit më plotëson, sepse edhe pse kemi dallimet tona, ne gjithashtu kemi shumë gjëra që na lidhin.