Emillija Niçiq – Vranje

HOB Serbian office Serbia 27/04/2018

Kam qenë gjithmonë tip i personit që është i shkëlqyer në shkollë, por ende preferoj të eksploroj botën jashtë kësaj. Shkova në shumë punëtori më herët dhe herë pas here isha e angazhuar vullnetarisht. Megjithatë, historia ime, kur bëhet fjala për arsimin joformal, do të thoja që filloi në tetor të vitit 2016, kur u bëra vullnetare e Qendrës. Kam kaluar nëpër aventura të ndryshme si në zyrë dhe jashtë, dhe më në fund kuptova që arsimi joformal është në të vërtetë i mirë dhe i rëndësishëm, sepse përveç të të mësuarit e gjërave të reja, nëpërmjet edukimit joformal ndërtoni veten, mendimet tuaja, dilni nga zona juaj e rehatisë dhe zgjeroni aspektet tuaja të vetëdijes. Pastaj mund të ndihmoni të tjerët që të bëjnë të njëjtën gjë.

Kam qenë me fat që isha e mirëpritur nga njerëz të mrekullueshëm me të cilët është jashtëzakonisht mirë të punosh, por edhe të pish kafe. Përmes projekteve të ndryshme, i takova shumë prej tyre nga qytete të ndryshme, por edhe nga vende të tjera. Në tërësi, këtu kuptova  se edukimi joformal sjell gjëra të tjera dhe këto janë miqtë dhe të njohurit për tërë jetën. Ka kaluar pothuajse një vit e gjysmë që kur kam filluar të angazhohem në mënyrë aktive në punë sociale dhe vendosa ta bëja këtë kur kuptova se sa ndryshim i nevojitet qytetit tim dhe shoqërisë rreth nesh në përgjithësi. Edhe pse ndonjëherë përpjekjet tona duken të padukshme, janë gjithmonë të vlefshme, sepse edhe ndryshimi më i vogël i botës është shumë i rëndësishëm dhe i madh. Përveç kësaj, po përpiqem t’i lidh të mësuarit në arsimin formal dhe të mësuarit në arsimin joformal dhe t’i organizoj mirë me njëri-tjetrin. Planifikoj të regjistrohem në fakultet në të ardhmen, nuk jam ende e sigurt në cilin, por sigurisht do të merrem në jetë me diçka ku mund t’i aplikoj të gjitha ato që më solli arsimi joformal.