Enver Alihoxhiq – Sarajevë

HOB Serbian office Bosnia and Herzegovina 15/03/2018

Unë jam një sahatxhi, orëndreqës – si të doni. Kryesisht në këtë dyqan punoj për një kohë të gjatë. I ati që nga viti 1962 ka filluar me këtë traditë, dhe unë si fëmijë, kam qenë vazhdimisht me të në dyqan, e vështroja me kujdes dhe mësoja punën artizanale. Dhe që nga ai vit, ky dyqan i orëve është në të njëjtin vend, pikërisht në Bashçarshi. Unë e kam trashëguar përafërsisht në 1984, dhe sot djali im mëson punën artizanale në mënyrë që një ditë ai të punojë në biznesin e familjes dhe të vazhdojë traditën. Natyrisht, ka probleme në lidhje me këtë aktivitet dhe në përgjithësi me të gjitha veprat artizanale. Ato nuk janë tanimë në procesin e zhdukjes, por janë zhdukur shumë kohë më parë! Megjithatë, kjo punë siguron një jetë të mirë, por ajo që e ka bërë traditën të mbijetonte ishtë dashuria për këtë artizanat. Ajo që ka mbetur, ka mbetur, dhe çfarë do të ndodhë në të ardhmen, do të shohim.
Në Sarajevë vjen një numër i madh i njerëzve nga Ballkani, veçanërisht nga vendet e ish-Jugosllavisë, kështu që kam pasur mundësi për të shkëmbyer një-dy fjalë me ta. Jugosllavia ishte një vend i mirë, i fortë dhe me cilësi të lartë, dhe njerëzit shoqëroheshin mirë këtu. Sot kam shumë miq nga Serbia, pasi e kam shërbyer ushtrinë në Valjevo. Dhe kur dikush e përmend Nishin, gjithmonë më kujtohet Jovan Bogdanoviqi, shoku nga ushtria, me të cilin kam kaluar shumë kohë. Për fat të keq, pas ushtrisë ishim ndarë dhe kurrë nuk u dëgjuam më. Shumë shpesh e kujtoj dhe më vjen shumë keq që nuk jemi më në kontakt. Shpresoj se kjo do të ndryshohet në këtë mënyrë, dhe ky tekst do të na bashkojë sërish.