Jovan Uliqeviq – Podgoricë

HOB Serbian office Montenegro 15/03/2018

Përndryshe, unë jam biolog me profesion, madje jam i specializuar për peshq, por për shkak të një zinxhiri rrethanash e kam ndryshuar profesionin tim dhe merrem me aktivizëm, ndër të tjera, edhe në rrjetin Trans Ballkan.
Doja të bëja punën hulumtuese, por nuk ishte e mundur të kryhej këtu. Ti e di se si po shkojnë gjërat në Ballkan: ke një punë shtetërore dhe këtu kalbesh, dhe kjo nuk ishte frymëzuese për mua, dhe ishte e rëndësishme që të kisha ndonjë qëllim.
Kujtesa ime është si te peshku i kuq, por kjo ishte në vitin 2014. Ne po shkonim në një konferencë pas një ngjarjeje rajonale, Transpozimi në Sarajevë. Ky është vendi i vetëm ku u mblodhëm, ishim 50-60 nga i gjithë rajoni dhe kjo na mundësoi të shkëmbenim historitë dhe të zhvillonim historitë aktiviste. Ideja ishte të krijonim një vend në internet, një platformë ku mund të merrnim informacione dhe mbështetje, të mos e prisnim mbledhjen çdo herë. Së pari filluam në Facebook, si një grup, pastaj kaluam në e-mail dhe filluam të korrespondonim dhe kështu u krijua faqja.

Ne të gjithë njihemi përmes rajonit, të gjithë kemi pak a shumë të njëjtin mentalitet dhe sipas mendimit tim kufijtë janë të çmendur. Njerëzit duhet të lidhen më shumë me këtë parim themelor: së pari, ne jemi njerëz. Unë kam një marrëdhënie të veçantë me njerëzit e mi trans, sepse të gjithë kemi nevojë për këtë hapësirë të sigurt, dhe falë këtyre njerëzve dhe hapësirës, unë u rrita më shumë si njeri. Këto janë situatat ku kam hasur tema më të pafavorshme dhe kam biseduar rreth tyre dhe i kam mposhtur ato.