Kristall Xhenkins – Podgoricë

HOB Serbian office Montenegro 29/04/2018

Aktualisht kam takuar Lluka Angjiqin në Amerikë. Kur u takuam nuk e kuptuam fare njëri-tjetrin, sepse ishim nga vende të ndryshme, kishim kultura të ndryshme dhe mendje të ndryshme. Kështu që duhej të shkëputeshim për disa kohë, por shumë shpejt u rilidhnim dhe kështu filloi gjithçka. Me të vërtetë mendoj se marrëdhënia jonë është më shumë si lidhje shpirtërore, dhe jam mjaft e sigurt që kam gjetur personin e shpirtit tim.
Erdha në Mal të Zi një vit më parë, në mars mendoj. Bashkë me Llukën po planifikonim të fillonim një biznes, kështu që hapëm “Crystal Wellness”, qëllimi i të cilit është të ofrojmë konsultime të veçanta dhe të prezantojmë mjekësinë indiane tek njerëzit në Mal të Zi. Duam që njerëzimi të jetë i vetëdijshëm për shërimin natyral përmes ushqimit.
Duhet të them se njerëzit këtu në Mal të Zi janë shumë të ndryshëm nga njerëzit në Amerikë. Kanë shpirt të madh, por mendoj se është e vështirë për ta që t’u hapen njerëzve. Kjo është arsyeja përse meditimi yoga është i përkryer për ta. Që kur kam ardhur këtu, njerëzit në Podgoricë më pranuan shumë mirë – me të vërtetë mendoj se kjo është për shkak të energjisë sime, kjo është e ndryshme. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz më duan dhe unë i dua ata. Me të vërtetë i dua.