Marina Adamoviq – Nish

HOB Serbian office Serbia 27/04/2018

Unë bëj punë humanitare që nga fëmijëria, dhe tani që kam kuptuar se sa shumë të rinjtë tanë kanë nevojë për ndihmë, mbeta e tronditur dhe u përqendrova në atë edhe më shumë. Fondacioni Ji Njeridashës më ka pranuar që të jem dikush që do të mbledhë donacione për ta dhe e bëj këtë për një vit e gjysmë tashmë. Më pyesin vazhdimisht për sa njerëz kam grumbulluar para dhe unë nuk e di numrin më. Është e mundur që ka mbi 100 njerëz. Kjo vazhdimisht ndryshon. Sot unë i vendos dy ose tre postera, dhe pastaj dikush më thërret dhe lutet për ndonjë person. Për dikën mbledh gjatë dy ose tre ditëve, për dikënd tjetër një muaj e më shumë. Përpiqem t’i ndihmoj të gjithë, por ka shumë njerëz. Edhe pse edhe unë vetë jam në karrige me rrota, njerëzit më kanë ndihmuar gjithashtu. Në fillim kisha një karrige mekanike, por si përparonte sëmundja, nuk mund të lëvizja askund, dhe atëherë mbeta e lidhur per shtrati për një vit. Kur njerëzit kuptuan situatën time, filluan një akcion dhe më dhuruan karrigen mekanike, dhe pas kësaj fillova të merrem aktivisht me këtë biznes. Pas një kohe, mora dhe një dyqan në qendër të qytetit, ku banoj dhe mbledh donacione. Çdo herë kur më viziton ndonjë fëmijë të cilit i kam ndihmuar, ndihem mrekullueshëm. Kur një herë më vizitoi një fëmijë me nënën e tij, ishte një ndjenjë e pabesueshme, gjëja më e bukur. Gjithashtu i shkruaj tregime dhe vjersha. Është mënyra ime për të nxjerrë dhimbjen dhe pikëllimin. Njerëzit më thonin që t’i publikoj ato, por vetëm tash fillova me këtë. Kam botuar një duzinë librash dhe i shes për ndihmë humanitare. Njerëzit dërgojnë para edhe nga jashtë, edhe kur vijnë këtu tek ne. Fakti që jam e angazhuar në punë humanitare nuk është fare e çuditshme, cilido prej nesh që do të mund të ngrihej më lartë, do të bënte një gjë të tillë. Është një gjë e thjeshtë.