Marta Gjorgjeviq – Nish

HOB Serbian office Serbia 27/04/2018

Që mbaj mend vetën time, kam njëfarë dashurie për aktrimin dhe shkrimin. Pra, për shembull, më kujtohet se vazhdimisht imitoja reklamat kur isha 5 vjeçe. Kur pashë një reklamë për një shkollë aktrimi, e përgjëroja gjyshen time ditë e natë të më regjistronte.

Tash e di që aktrimi për mua është diçka që më plotëson. Kur luaj, mund të lë gjithçka mënjanë dhe të zbrazem. Në fillim, ishte një lloj relaksimi, dhe tani tashmë është shndërruar në një pasion dhe kënaqësi. Deri sot kam marrë pjesë në një duzinë shfaqjesh, dhe si më të preferuarat do t’i dalloja  “Qendrën e mbledhjes” dhe “Ciganët fluturojnë në qiell”. Tani, me grupin tim nga Teatri i Akademisë, jam duke përgatitur një shfaqje që për mendimin tim është gjeniale, “OFP”, dhe jam e bindur se edhe kjo do të jetë ndër më të preferuarat. Kam pasur rastin të takoj shumë aktorë të vlerësuar, si dhe të preferuarin tim – aktorin Nebojsha Gllogovacin. Gjithmonë do ta mbaj në mend fjalinë time hutuese “Më falni, a mund t’ju përqafoj një herë?” dhe përgjigjën e tij “Mundesh edhe dy herë!” Isha shumë e lumtur! Gjithashtu jam takuar edhe me aktorin tim të preferuar prej Nishit Milosh Cvetkoviqin, dhe tani punoj me të dhe përgatit shfaqje të ndryshme. Teatri akademik në të cilin luaj, çdo vit organizon Urban fest, ku teatrot nga e gjithë Ballkani vijnë dhe luajnë shfaqje. Kështu që takova një numër të madh kolegësh nga vendet përreth. Vazhdimisht shkëmbejmë përvoja, dhe disa nga miqtë e mi të dashur po studiojnë në Bosnje. Dëshira ime është të regjistrohem për aktrim në Fakultetin e Arteve Dramatike, por gjithashtu mendoj edhe për drejtimin.