Milena Beran – Beograd

HOB Serbian office Serbia 15/03/2018

Quhem Milena Beran. Jam 24 vjeçe dhe studioj gjuhën dhe letërsinë shqiptare në Fakultetin Filologjik në Beograd, ku edhe jetoj. Për herë të parë e kam dëgjuar shqipen në vitin 2008, në Eurovision Song Contest, ku ka përformuar Olta Boka me këngën Zemren E Lame Peng. Më kujtohet që çdo ditë të mallkuar e këndoja nëpër shtëpi! Nuk dija asnjë fjalë shqipe, por kënga më ka pëlqyer me të vërtetë. Fillova të eksploroja muzikën shqiptare dhe të bija në dashuri gjithnjë e më shumë me atë gjuhë melodike. Kur erdhi koha e regjistrimit dhe kur isha duke zgjedhur gjuhën të cilën do të studioja, isha e sigurt në zgjedhjen time. Ajo që më tërhoqi më shumë është se gjuha shqipe është një gjuhë e izoluar, nuk i përket asnjë familjeje gjuhësore. Më pëlqejnë gjuhë të tilla dhe për këtë arsye gjuha ime e dytë në fakultet është greke.
Studimi i shqipes më solli shumë miq të rinj nga i gjithë rajoni: kam marrë pjesë në shumë shkëmbime dhe trajnime dhe kam ndërtuar mendimin e vet për Ballkan, të bazuar në përvojën personale dhe përgjithësisht nuk i ngjan asaj që është e gjithëpranishme në media. Per kete jam shume mirënjohese. Më ndihmoi të
shoh një tablo më të gjerë. Kam shumë keqardhje që kam lindur këtu, por jam shumë e lidhur me Ballkanin. Kudo që isha, gjithmonë më merrte malli për këtë përzemërsi dhe ngrohtësi që kemi ne. Dhe shumë më tepër mendoj se unë i përkas Ballkanit sesa për shembull Serbisë. Ndihem si në shtëpi edhe në Shqipëri, edhe në Mal të Zi, edhe në Greqi, edhe në Kroaci… Të gjitha këto janë llojet tona të njerëzve.
Dua shumëllojshmërinë e popujve të Ballkanit, sepse në çdo ndryshim gjej edhe dy ngjashmëri të tjera. Më pëlqen fakti që të gjithë ne këtu jemi njerëz me humor, dhe më vjen keq që nuk jemi të vetëdijshëm për potencialin që kemi. Më vjen keq që njerëz janë të frikësuar nga njëri-tjetri.
Për momentin jam në fund të vitit të studimeve themelore dhe dëshiroj të regjistrohem në master. Ndoshta do të aplikohem në Tiranë ose në Selanik. Tani i kam ndërmend ato dy fakultete. Jam e interesuar për linguistikën dhe studimet krahasuese në Ballkan dhe dëshiroj të vazhdoj në këtë drejtim.