Myles Wallingford – Sarajevë

HOB Serbian office Bosnia and Herzegovina 15/03/2018

Xhaxhai im më thirri dhe më tha që nëse do ta merrja kushëririn tim për ta parë Greqinë ai do të paguante biletën time dhe pas kësaj unë shkova në Maqedoni, Bullgari, Mal të Zi, Kosovë, Kroaci përpara se të ulesha në Bosnje. Isha shumë i mllefosur me organizatën time në Sarajevë, u dërgoja e-mail çdo ditë për javë të tëra dhe e gjithë kjo përfundoi kur ata më punësuan. Duhej të ishte një takim 15 minutash, por biseduam për 2 orë dhe fillova të punoja që ditën tjetër. Kam bërë mjaft hulumtime dhe e dija që dëshiroja të isha i involvuar në të drejtat e njeriut. Duhej të shkoja në shtëpi pas dy muajsh, por pashë një ëndërr që po largohesha dhe disi më trazoi, kështu që e thirra nënën time dhe i thashë se do të vija shumë më vonë. Atë mëngjes erdha në zyrën time dhe u thashë se do të kisha nevojë për ndihmën e tyre për të marrë vizën time. Meqenëse jetoj këtu e di që nuk kam të drejtë të kem mendimin tim, megjithatë kam mendimin tim, por nuk është punë e imja t’u tregoj njerëzve se çfarë duhet të bëjnë. Nuk pajtohem me atë që shoh (fshirja e shkrimit cirilik ose bërja e tri gishtave për t’i nxitur njerëzit), biseda injorante në bare, por unë përpiqem dhe kaloj kohë me njerëz që nuk janë ashtu, që bëjnë pyetje dhe tregojnë se gjërat mund të jenë ndryshe. Unë faktikisht sillem vërdallë duke u thënë njerëzve që të vazhdojnë të bëjnë pyetje, sepse nëse bëjmë pyetje, ndoshta njerëzit do të fillojnë të pyesin se çfarë mendojnë se është “status quo”-ja.