Natasha Disiq Zhivkoviq – Nish

HOB Serbian office Serbia 27/04/2018

Për punën e moderatorit dëgjova prej shoqes kur ajo më tregoi për reklamën për moderat të radios dhe se duhet të provoja sepse kam një zë të mirë. Kështu që shkova në Banker Radio në vitin 2007. Ata më kanë dhënë një artikull nga “Politikin Zabavnik” për të lexuar, kanë incizuar zërin tim, dhe kanë dëgjuar se zëri im është ashtu siç është dhe më kanë ftuar. Gjatë punës ata më kanë mësuar çfarë duhet dhe si duhet bërë, sepse nuk jam gazetare, jam moderatore dhe shkolla për moderatorë në vendin tonë zyrtarisht nuk ekziston. Dhe jam këtu ku jam tash, po bëj këtë punë për gjashtë vite e më shumë, rreth shtatë vite. Me profesion jam teknike e ekonomisë.

Nëse do të më pyesni për një anekdotë në lidhje me punën time, do të ishte kur regjistruam një reklamë dhe kishim nevojë për zërin e një fëmije. Një nëntëvjeçar erdhi si mysafir te ne. Dhe atëherë ai si i moshuar u ul përballë mikrofonit që të incizojë reklamën, por përsëri fëmija ishte pak i shtrënguar kur erdhi puna për të folur. Për ta relaksuar atë, unë fillova të flas se si ne moderatorët e radios, kur ulemi para mikrofonit, jemi duke folur dhe duke vallëzuar me duar, dhe kur numërojmë i tregojmë të gjithë me gishta që të marrim plotësinë e zërit. Djali e pranoi këtë kështu, ai tha atë që nevojitej për reklamën dhe çdo gjë ishte fantastike. Ai ishte i kënaqur me atmosferën te ne, dhe kur zbrisnim shkallëve dhe iknim nga radio, i tha babait: “Babi, ishte shumë bukur dhe argëtuese për mua këtu, por unë mendova që në radio punojnë njerëz të mençur.” Natyrisht, e kemi marrë këtë si komplimentin më të bukur, dhe unë gjithmonë rrënqethëm me atë mendim, sa prekëse dhe sa i ëmbël ishte.

Kohët e fundit më ka ndodhur se jam takuar me një grua nga Mali i Zi nëpërmjet miqve të përbashkët. Ne disi u gjendem në një festë. Gruaja jeton vetëm në një shtëpi në plazh, fëmijët i studiojnë jashtë vendit, punojnë… Ne të dy kemi folur ndoshta njëzet minuta deri në gjysmë ore pas të cilave ajo më ka thënë: “Ti duhet të vish tek unë tek deti, s’ka nevojë të paguash asgjë, vetëm eja të jesh mysafirja ime.” Isha e tronditur se si dikush mund të merrte një përshtypje të tillë për ty. Me të vërtetë më preku dhe më vërtetoi se nuk ka rëndësi nëse jemi nga Mali i Zi, Bosnja, Shqipëria, Serbia apo Kroacia. Kush është njeri, është njeri në zemër. Këtu është poenta, s’ka më tej. Kështu duhet të funksionojë e gjithë bota.