Zllatibor Stankoviq – Surdullicë

HOB Serbian office Serbia 27/04/2018

Unë jam rritur në një epokë para video lojërave, kur vizatimet komike ishin shumë të popullarizuara, kur bëhët fjala për fëmijërinë dhe adoleshencën. Kështu që kam këtë dashurinë për vizatimet komike që kur isha i vogël, dhe është interesante që hapa dyqanin tim për vizatimet kur isha në klasën e 8-të.

Mora shoqërinë nga lagjja, dhe u pajtuam që t’i mbledhnim vizatimet: dikush kishte “Mikijev Zabavnik”, dikush “Stripotekën” dhe pastaj gjatë verës i jepnim me qira. Qiraja kushtonte 50 dinarë dhe me të vërtetë morëm para të mirë xhepi gjatë këtyre dy muajve të verës. Kanë kaluar rreth 20 vite që kur u hapi dyqani im i parë, deri më 2013 kur hapa dyqanin i cili edhe sot vazhdon me punën – Darkwood Jugor dyqani i parë dhe i vetëm i vizatimeve komike jashtë Beogradit. E konsideroj këtë si arritjen time më të madhe, si dhe faktin qe i kam takuar qytetarët e Nishit me disa tendenca të reja në botën e librave komike.

Gjithashtu organizova disa festivale, të gjitha me qëllimin për takimin se njerëzve me libra komike. Kështu erdhi Rajko Milosheviq Gera në Nish, një njeri që bashkëpunoi me Tarantinon, pastaj Mirko Çolak, i cili pikturoi Spidermanin dhe një numër të madh të heronjve të tjerë; Gjigji Kavenago, autori i faqës kryesor të Dilan Dog-ut… Një nga takimet më interesante ishte me Dobrosav Bob Zhivkoviqin, një legjendë kur është fjala për libra komike, veprat e të cilit janë publikuar në të gjithë botën. Ai ishte i kënaqur me jehonën e njerëzve në një nga festivalet e mia për librat komike. Qëllimi im është që të vazhdoj të punoj në forcimin e skenës së librave komike në periudhën e ardhshme, dhe të gjej pak kohë që t’i përkushtohem vizatimit tim të skenarit komik.